Të rinj punëtorë dhe universitarë që kalojnë një pjesë të pushimeve të tyre për t’u shkuar prapa një turme kalamajsh (kështu thuhet fëmijë në Shqipëri) me të cilët të shkruajnë dhe të vizatojnë 10 ditë qetësie, argëtimi dhe mundësie për t’u rritur janë një realitet edhe këtë verë 2019.
Të luash dhe të bësh të tjerët të luajnë ndihmon që të rritësh të vegjlit dhe të mëdhenjtë përtej çdo përkatësie shoqërore, gjuhësore, kulturore apo fetare. Ndihmon të gjesh “thesarin që është brenda teje” siç citon slogani i kësaj vere.
Ndoshta nuk përbën ndonjë lajm? Jo për atë pjesë të botës që beson tek e mira. 10 të rinj italianë së bashku me 15/20 adoleshentë shqiptarë që vullnetarisht, mes një pakuptueshmërie gjuhësore dhe zbulimit të afrisë dhe diferencave kulturore, nuk e humbasin dëshirën për të ndërtuar një ecje rritjeje sa të vogël aq dhe të rëndësishme si fara e sinapit!
Puna e vullnetarëve të kampit veror 2019, të këtyre të rinjve zaccariani është pikërisht puna e asaj farës së vogël të senapit që padukshmërisht dhe qetësisht prodhon një bimë të madhe në gjëndje të ofrojë hije dhe strehë nga dielli e vapa. Një hije që është vlerë dedikimi, përgjegjësie, bashkëndarjeje, durimi, profesionalizmi, kreativiteti, miqësie, dhe vëllarërie. Kampi veroir 2019 është edhe ky një bashkësi vlerash të jetuara dhe ofruara për të ndihmuar një pjesë të këtij kombi të vogël shqiptar për t’u rritur me një dinjitet më të madh dhe përgjegjësi për veten.
Të mundesh të bashkëpunosh sot me animatorë shqipatrë që ishin fëmijë disa vite më parë është një kënaqësi shumë e madhe jo për t’u mburrur, por për t’u gëzuar që dëshira për të bërë falas njëri për tjetrin për më të vegjlit është një kartë fituese në një botë shpesh shumë utilitare.
Universiteti dhe puna janë fusha të nevojshme dhe të pashmangshme për secilin prej nesh, por nëse janë të ndriçuara nga këto ditë, fitojnë vlerë më të madhe dhe të pafund. Të heqësh 15 ditë nga plazhet dhe vendet turistike nuk është një humbje por një investim dhe kush ka jetuar këto mundësi jo vetëm që e kujton, por e di mirë dhe ia shijon frytet edhe vite më pas.
Shqipëria është një vend në rritje, mes shumë kontradiktash dhe akoma më shumë shpresash edhe se të shoqëruara nga mundimi i maturimit. T’u japësh fëmijëve momente gëzimi, rregullash për të luajtur mirë dhe drejt së bashku, të shikosh nënat e tyre të dalin nga shtëpitë për t’u mbledhur së bashku për të folur mes tyre e për të na ndihmuar në ndërtimin e kohës së fëmijëve të tyre është fryti më i rëndësishëm pas 15 verash të kaluara në Milot.
Disa ditë më parë Zëvëndës Ministri i Jashtëm, duke na pritur në Tiranë na froi të ndërtonim me durim të ardhmen e këtij vendi sidomos përballë asaj që do të dukej se nuk funksionon ose duhet ndryshuar.
Kampet verore janë ky veprim këmbëngulës edukativ pikërisht nga etërit Barnabitë që transmetohet edhe nga të rinjtë me të cilët ata punojnë. Duam të rinj të gjallë, shkruan Papa Françesku në letrën e tij drejtuar të rinjve Christus vivit: në Milot kampi veror 2019 është pikërisht kampi i të rinjve të gjallë për një botë të gjallë; kampi i të rinjve që jo vetëm pyesin veten se kush janë, por edhe se për kë janë. Të rinj për të ardhmen e këtij vendi dhe për jetët e tyre.
Faleminderit juve të rinj të Milotit, murgesha Angeliche të Milotit, etërit Barnabitë të Milotit, Zëvëndesministri i Punëve të Jashtme Sokol Dedja, Këshilltarët e Ministrit Besian Zogaj dhe Irida Laçi.

Faleminderit (grazie) giovanizaccariani 2019, grazie kalamajsh!
p. Giannicola M. Simone
Ufficio Pastorale Giovanile PP. Barnabiti