Verë në kohën e Covid-19

Vera e këtij viti ishte ndryshe nga të tjerat. Nuk ishim mësuar më parë me këtë situatë dhe prandaj ishte mjaft e vështirë. Kjo verë ishte e pazakontë dhe ka detyruar shumë persona të rishikojnë planet e tyre. Janë anuluar shumë aktivitete kulturore e fetare dhe janë ndryshuar shumë gjëra të planifikuara më parë.
Pushimet verore këtë vit ishin të pazakonta për këdo. Ishim të detyruar të mësoheshim me praninë e virusit në mes nesh dhe të bënim kujdes duke respektuar rregullat e këshillat e nevojshme për tu mbrojtur nga kjo pandemi e rrezikshme.
Sigurisht që kur përmendet vera, gjëja e parë që të vjen ndërmend është plazhi. Epo këtë vit edhe palzhi ishte ndryshe, ku na duhej të përshtateshim me rregullat e reja aspak të zakonshme për një vend të tillë.
Këtë vit nuk e kishim të mundur të organizonim kampin veror duke parë situatën e vështirë që po kalojmë. Ndoshta kjo ishte ajo për të cilën na erdhi më shumë keq. Gjithsesi më e rëndësishme në këtë situatë është shëndeti.
Gjëja më e mirë që mund të bëje gjatë kësaj vere ishte shëtitja në një ambient të hapur pse jo në një park, duke vrapuar, ecur ose duke ngarë një biçikletë. Pra aktivitetet në mjediset e hapura ishin një nga mënyrat më të mira dhe mbi të gjitha më të sigurta në këtë periudhë pandemie. Kjo ishte periudha e duhur për të shijuar momente me familjen, për t’u stresuar më pak, e për t’u argëtuar.
Kjo nuk ishte një verë e zakonshme për askënd. Ndërsa pandemia COVID-19 është ende mes nesh është shumë e rëndësishme të kujdeseni për veten dhe të gjithë përreth jush. Lutemi dhe shpresojmë që të gjithë të jeni mirë me shëndet.

Lutemi për padre Graziano dhe padre Giovanni Nitti që të shërohen sa më shpejt dhe të rikthehen shëndosh e mirë në mesin tonë. Siamo con voi!

Redjon LL. – FushMilot

L’estate a Milot nel tempo del Covid-19

L’estate di quest’anno è stata diversa da tutte le altre. Non avevamo mai vissuto una situazione simile perciò è stato ancora più difficile. Quest’estate così inusuale ha costretto molte persone a rivedere i propri progetti. Molte attività culturali e religiose sono state annullate e molti altri progetti precedentemente pianificati sono stati modificati.
Le vacanze estive di quest’anno sono state “diverse” per chiunque. Dovevamo abituarci alla presenza del virus tra di noi e stare sempre attenti rispettando le regole e i consigli necessari per proteggerci da questa pericolosa pandemia.
Certo che quando pensi all’estate la prima cosa che viene in mente è la spiaggia. Eppure quest’anno anche la spiaggia è stata diversa. Anche qui dovevamo adattarci alle nuove regole assolutamente inusuali per un posto simile.
Quest’anno poi non abbiamo potuto organizzare il campo estivo con i giovani italiani e i nostri bambini vista la difficile situazione che stiamo vivendo. Forse questo è l’aspetto che mi è dispiaciuto di più anche se comprendo che più importante in questi casi sia la salute.
La cosa migliore che potevi fare durante quest’estate era la passeggiata fuori in un parco, correndo, camminando o andando in bici. Le attività all’aria aperta erano le opportunità migliori e più sicure per affrontare questa pandemia. È stato questo anche il periodo dove si potevano gustare dei sereni momenti in famiglia per dimenticare lo stress e per divertirsi un po’.
Questa non è stata un’estate usuale per nessuno. Mentre la pandemia dovuta al COVID-19 è ancora tra noi è importantissimo prendersi cura di noi e di tutti quelli intorno a voi.
Noi anche preghiamo e speriamo che siate tutti in buona salute. In particolare preghiamo per padre Giovanni e padre Graziano perché possano guarire al più presto e ritornare quanto prima tra di noi sani e salvi.

PpGG: siamo con voi.

Redjon LL. – FushMilot