TAKIMI I TE RINJVE ZACCARIANE
PERGJATE DITES BOTERORE TE RINISE
Prane “Casa Italia”
Te Premten 19 korrik 2016 – Krakovie

Pershendetja fillimtare e Pader Giannicola M. Simone,
resp. I Zyres Pastorale te te Rinjve te Eterve Barnabite.

Miredita i nderuar p. Gjeneral e mire se ju gjetem te gjithe ju te rinjve.

Ja perpara Jush jane SAMZfollower-t tane, nga Brasili, nga Italia, nga Belgjika, nga Polonia.

Pas takimit ne Rio de Janeiro ne vitin 2013 eshte hera e pare qe te rinjte barnabite/zaccariane mblidhen per tu njohur e per te jetuar se bashku besimin ne rrugen e percaktuar nga SAMZ-i yne.

Takimi i sotshem eshte fryt i punes se shume prej bashkevellezerve te tij e pa diskutim edhe i durimit te shume prej te rinjve tane.

Disa realitete lokale kane tashme takimet e tyre: Enjuz per Ameriken Latine, Pelegrinazhi i Providences per Europen; do te kishim deshire te krijonim mundesi te tjera per Asine e Afriken.

Gjendemi perballe te rinjve qe kane shume deshire te jene presente, te veprojne e te mendojne edhe kur gjenden pa nje prift;

jane te rinj qe e pyesin veten si mund te jete e ardhmja e tyre si krishtere te rritur;

jane te rinj qe kane per zemer familjen tone barnabite, qe njohin pak mbi Motrat tona Angeliche, qe njohin pak mbi Laiket e San Paolos;

jane te rinj qe do te donin te shihnin me shume unitet e bashkepunim midis ne prifterinjve ne punen qe bejme per ata;

jane te rinj qe kane nevoje per familje, edhe per familjen zaccariane ne kete bote te globalizuar.

SAMZ-i ne Sermonin V flet per miresine e pasioneve nese keto perdoren mire.

Edhe keta te rinj zaccariane kane passione te mira:

  • Besimin, qe kerkon lutje me sa me shume bashkim
  • Bamiresine, qe shprehet ne menyre te veçante ne punen vullnetare
  • Shpresen, qe shfaqet ne zotesine e te menduarit per te ardhmen me Inteligjence.

Shume i Nderuar P. Gjeneral, le te mos heqim dore nga kultivimi i ketij “arti te mrekullueshem te Zotit” qe perbehet nga te rinjte tane, le ta çojme perpara me te njejtin pasion qe na ka trasmetuar Themeluesi yne.

Faleminderit

 

Fjalimi i te nderuarit Atit Gjeneral Francisco Chagas Santos da Silva

Mirembrema e mire se ju gjeta,

Patem disa probleme per te organizuar kete takim por me ne fund ja dolem mbane.

Mendova se duke ju stakuar nga ditet e rinise do te ishte e lodhshme per ju prandaj do te ishte me mire te mos programonim edhe nje mbledhje tjeter, por pader Giannicola organizoi kete takim ne “Casa Italia” e une jam i shume kenaqur.

Disa prej jush kane perjetuar edhe takimin e tre viteve me pare ne Rio de Janeiro, dhe ja kjo e sotmja eshte nje mundesi tjeter e nje esperience mes nesh si prifterinj barnabite e si te rinj.

Qe ne 2012, kur u bera Pader Gjeneral, filluam te mendojme per nje mundesi bashkepunimi midis te rinjve te misioneve tona ne bote, ne 18 vendet ku jemi present.

Nje pune kjo qe nuk merr parasysh vetem komunikimin midis jush dhe nesh, por ne veçanti kultivimin e shpirtin te nje familjeje nen te njejten natyre shpirterore e nen nje drejtim, ate te SAMZ-it.

Ky bashkepunim nuk eshte i lehte, sepse te shumta jane veshtiresite jo nga ana e ju te rinjve, por shpesh nga ana e ne prifterinjve qe veshtrojme me shpesh kopshtin tone te vogel dhe jo te miren e Kongregacionit, ne prifterinjte shpesh e pyesim veten perse duhet te bejme diçka me teper qe shkon pertej punes tone lokale, perse duhet te synojme drejt se mires te perbashket qe na ka kerkuar SAMZ-i?

Ne prifterinjte duhet te kemi kurajo e te hedhim nje hap perpara, duhet te marrim shembull nga ju te rinjte.

Ja pra pranija jone ketu sot eshte risultati i nje pune te mrekullueshme , te bukur edhe pse me shume veshtiresi; por sa me shume lodhje ne perballojme aq me shume sperimentojme hirin e Hyjit e ndjenjen e familjes.

Ju pra te rinj zaccariane, ketu, ne Europe, ne Asi, ne Afrike, ne Amerike uroj qe te njihni nje familje te vertete se bashku me ne prifterinjte e murgeshat e te ndjeheni te mirepritur mes nesh.

Faleminderit

***********

  1. Giannicola

Ne rradhe te pare falenderoj Atin Gjeneral per fjalet e tij.

Tani le te shohim nese ndokush prej jush ka ndonje pyetje ose keshille per te na ofruar.

Madison, Belemi:

A ka ne kete bashkepunim ndonje mundesi, qe mbase ekziston qe tani, per nje shkembim reciprok midis te rinjve qe vijne nga vende te ndryshme, jo vetem shkembim shpirteror, por edhe real per te bere diçka fizikisht ne territor?

  1. Gjeneral

Po, ne propozojme realizimin e nje bashkepunimi real te te rinjve midis shume territoresh. Krijimi i mundesive te nje shkembimi midis jush eshte nje deshire qe duam ta realizojme sa me pare.

Ne Europe kjo gje ekzizston qe tani ne Shqiperi, ku behet nje pune sociale e shpirterore. Dikur kemi pasur eksperienca te ngjashme edhe ne Afrike, por tashme keto jane nderprere. Te fillosh perseri nje bashkepunim te tille eshte me te vertete nje pune e rendesishme, por qe ne te njejten kohe ka nevoje edhe per kohe per tu pergatitur ne menyre qe komuniteti dhe territoret lokale te jene te gatshem per t’ju mikpritur.

  1. Giannicola:

qe tani kemi disa projekte per ne Brasil si ne Rio, mbase ne Belem, shpresojme qe te mund te realizohen sa me shpejt.

Chiara, Roma

Te jesh i krishtere sot ne Itali nuk eshte e lehte. Ne Rome eshte e veshtire te besh per vete te tjere te rinj: a keni ndonje keshille per komunitetin tone te vogel ne Giannicolo?

  1. Gjeneral

Keshilla qe mund te te jap eshte gjithmone relative. Eshte e vertete qe ne Europe te rinjte kane veshtiresi te qendrojne ne Orator e ne Kishe mbas Krezmimit. Ç’duhet bere?

Eshte e rendesishme te ruani deshmine tuaj, te vazhdoni te takoheni midis jush per te reflektuar, per tu lutur edhe pse jeni pak ne numer. Te mendosh sot per numra te medhenj ne Europe nuk eshte diçka reale. Duhet punuar me pak.

Lucas, Warszawa:

Ne donim ta pyesnim atin Gjeneral ç’duhet te bejme per te qene nje grup zaccarian? Kemi mesuar akoma shume pak mbi spiritualitetin zaccarian, ç’fare prisni prej nesh?

  1. Gjen.: Mendoj se do jete me mire qe kesaj pyetje ti pergjigjet pader Giannicola
  1. Giannicola:

Ne kerkojme qe eksperienca juaj e besimit lokal te mund te behet edhe nje eksperience e jona e frymezuar nga mesimet e SAMZ-it ku te mund te perjetojme disa faza se bashku, ku te mund te ecim se bashku drejt nje udhe ne te cilen secili mund te sjelle kontributin e tij; ne lutje, ne veprime, ne mendime.

Po do te kemi mundesi te henen ta thellojme me shume kete argument.

Nderkohe doja te falenderoja per pyetjet dhe per momentet qe kemi ndare se bashku.

Tani duhet ta mbyllim kete takim, por para fotografise zyrtare me lejoni te falenderoj:

atin Gjeneral per disponibilitetin dhe pjesemarrjen e tij;

te gjithe bashkevellezerit e Varsaves per punen e per mikepritjen qe kane ofruar qe prej nje viti per ne te gjithe e per ju;

bashkevellezerit e pranishem me te rinjte e tyre me te cilet kemi filluar te punojme ne internet: le te mos ndalemi duke punuar juntos, kemi nevoje per Kongregacionin tone;

motrat Angeliche ketu te pranishme, nje shenje domethenese per vajzat tona;

Bijat e Providences Hyjnore.

 

Le ta mbyllim tani kete takim me foton zyrtare, duke kenduar versionin portugez te kenges “Vraponi si te çmendur” , Corremos comos loucos.

Lascia un commento